Nesër varroset Auron Myftari, që dyshohet se u ther për vdekje mbrëmë nga vëllai NULL NULL 28.10.2024 13:02 28.10.2024 13:02 Foto e përpunuar nga Klankosova.tv. Varrimi i Auron Myftarit, që dyshohet se u ther për vdekje mbrëmë në Prishtinë nga vëllai tjetër, Gent Myftari, do të bëhet nesër në ora 12:00, në varrezat e qytetit në Arbëri. Vëllai tjetër, Agon Myftari përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se familja nuk do të hapë të pame, përcjell Klankosova.tv. “Ju njoftojmë se varrimi i Auron (Hazir) Myftarit do të bëhet nesër (29 tetor 2024) me namazin e drekës (ora 12:00), në varrezat e qytetit në Arbëri”. “Njëkohësisht, ju njoftojmë se për shkak të rrethanave, familja nuk do të hapë të pame. Pritja do të bëhet vetëm në varreza”, ka shkruar tutje Myftari. Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.