Nesër vaksinohen banorët dhe stafi i shtëpive të kujdesit për të moshuar NULL NULL 13.04.2021 21:49 13.04.2021 21:49 Procesi i vaksinimit kundër COVID-19 do të vazhdojë nesër me vaksinimin e të moshuarve të vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar dhe punëtorët socialë që kujdesen për ta në komunat ku ka qendra të këtilla: Prishtinë, Suharekë, Skenderaj, Istog dhe Graçanicë. Gjithashtu gjatë ditës së nesërme do të vaksinohen edhe pacientët në dializë – ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse të tjerët secili në njësinë e vaksinimit të QKMF-së në komunën ku jeton. Vaksinimi fillon nga ora 08:00 dhe vazhdon deri në orën 19:30, njofton Klan Kosova. Që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19, 10 704 persona (punonjës të institucioneve shëndetësore dhe të moshuar mbi moshën 80 vjeçare) janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca në Kosovë. Persona nga këto dy kategori prioritare mund të vaksinohen edhe gjatë ditës së nesërme, krahas pacientëve në dializë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 24 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day