Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nesër takohen kryenegociatorët, Lajçak: Nuk kemi parë ndonjë përparim nga takimi i javës së kaluar

NULL NULL
01.07.2024 22:38
Petkoviq Bislimi
Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq

Emisari special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, e ka komentuar takimin e javës së kaluar, në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak tha se nga ky takim nuk është parë ndonjë përparim për zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit të raporteve.

Ai njoftoi se nesër në Bruksel do të takohet kryenegociatorët, ai i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq.

Diplomati sllovak shtoi se do të flitet për hapat konkret për zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjeve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.