Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nesër startojnë çerkefinalet e Kupës së Kosovës, vëmendja në Mitrovicë e Prizren

NULL NULL
06.01.2026 15:19

Kupa e Kosovës për meshkuj ka hyrë në fazën e çerekfinaleve, ku skuadrat do të zhvillojnë ndeshjet e para dhe të kthimit sipas sistemit ardhje-vajtje, i cili do të zbatohet deri në fazën gjysmëfinale.

Duelet e para çerekfinale do të zhvillohen të mërkurën, ku vëmendja do të jetë e ndarë në dy qytete.

Në Mitrovicë, nga ora 18:45, Trepça do të përballet me Golden Eagle Yllin, ndërsa në Prishtinë, po në të njëjtën orë, Bora do të jetë nikoqire e Rahovecit.

Programi i çerekfinaleve vazhdon të enjten, kur nga ora 18:45, Vëllaznimi do të pres Sigal Prishtinën, teksa në Prizren, Bashkimi do të ballafqohet me Go+ Pejën, dy skuadrat që së fundi dhuruan ndeshjen më të bukur të stinorit vjeshtor.

Të gjitha përballjet mund t’i ndiqni në platformën lidere, Artmotion!

lajme të ngjashme