Të shtunën repriza parlamentare, seanca mbahet 30 minuta para 48 orëshit NULL NULL 20.06.2025 13:21 20.06.2025 13:21 Nesër me fillim nga ora 10:30, deputetët e zgjedhur për të 35-ën herë do të shkojnë në parlament për të tentuar që ta funksionalizojnë legjislaturën e nëntë. Sikurse, të tjerat, edhe seanca e së enjtes përfundoi pa sukses, njofton Klankosova.tv. Ligjvënësit e betuar as dje nuk arritën pajtueshëmëri për ta zhbllokuar Kuvendin, shkaku i çështjes së zgjedhjes së kryeparlamentarit. Për këtë pozitë, Lëvizja Vetëvendosje nuk heq dorë nga insistimi për kandidaten, Albulena Haxhiu. Kjo e fundit në një prononcim para mediave pas dështimit të seancës së djeshme tha se Gjykata Kushtetuese është vonuar me vendimin për komisionin e fshehtë. “Po e presim vendimin e gjykatës, mirëpo nuk është në rregull që është vonuar kaq shumë sepse jemi në javën e pestë prej kur kjo është dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe ende nuk kemi ndonjë vendim nga gjykata”. Nga ana tjetër, sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, theksoi se Lëvizja Vetëvendosje po e mban peng shtetin Ndërkaq, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i bëri thirrje Vetëvendosjes që të menxhojë detyrën e saj si parti e parë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, njofton Klankosova.tv. ”Nuk mund të zgjidhen procedura. Ne edhe sot kërkojmë që partia e parë ta menaxhojë detyrën e vet, që kuvendi të konstituohet sipas një marrëveshjeje verbale që arrihet”. Pak para nisjes së seancës, kryetari i AAK-së u tregua i ashpër ndaj kreut të VV-së, duke e quajtur edhe mashtrues. Ramush Haradinaj i pyetur nga gazetarët mbi ngërçin aktual dhe takimet me liderë dhe për këtë u shpreh, se Albin Kurti po i mban peng, transmeton klankosova.tv. “Kjo pyetje duhet me iu bë veç një njërit, mashtruesit, Albin Kurtit, Për mua nuk është befasi. Mashtruesi s’mundet pa kufi me u tallë me një vend. Po e mban peng Kosovën. Le të mbushemi mend një herë e përgjithmonë”. Seancat në tentativë për ta zgjedhur Kryetarin dhe Kryesinë e Kuvendit po mbahen tash e mbi dy muaj në çdo 48 orë. I vetmi ndryshim që është parë në disa prej tyre ishte koha e mbajtjes, herë në orën 10:00, 10:30 e 11:00. Parlamentarët ngecin sërish, dështon edhe tentativa e 34-të për konstituim (VIDEO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 19 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 20 orë më parë