Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpërthimi i kanalizimit, prindërit kërkojnë që inspektorët sanitarë të dalin në shkollën “Ismail Qemali” (VIDEO)

NULL NULL
03.09.2025 13:22

Mimoza Krasniqi, drejtoresha e ShFMU “Ismail Qemali” në Prishtinë, ka mbajtur sot një takim me prindërit të cilët protestuan sot aty, për shkak të shpërthimit të një pusete jashtë objektit, por që pati ndikim edhe në këtë institucion arsimor.

Për Klan Kosovën, Krasniqi ka pohuar se shpërthimi i pusetës bëri që uji t’i merrte disa klasa të kësaj shkolle.

E njëjta tha se e gjithë hapësira për nxënësit e klasave të pesta është pastruar, por shtoi se prindërit deshën që në vendin e ngjarjes të dalin edhe inspektorët sanitarë.

Krasniqi tha se deri në daljen e inspektoratit sanitarë, mësimi do të mundohet të mbahet në platformat online. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme