12:54, 30 Mars 2020

Spitali i Përgjithshëm në Pejë me synimin që të jetë sa më afër pacientëve gjatë kësaj kohe të ballafaqimit me pandeminë e Koronavirusit, dhe me qëllimin që qytetarëve tu jepen sa më shumë këshilla shëndetësore pa pasur nevojë që të dalin nga shtëpitë e tyre, ka nisur së realizuari projektin e emërtuar,”Direkt me Doktorin”

Në kuadër të këtij projekti mjeku  specialist do t’iu përgjigjet direkt pyetjeve të pacientëve në faqen zyrtare të Spitalit në Facebook.

“Projekti fillon nga dita e nesërme e martë 31.03.2020 nga ora 9 dhe Mjeku i parë që do të jetë live në Facebook me pacientët është Infektologu Dr.Zenel Shatri. Është zgjedhur qëllimisht Facebooku si mënyrë e komunikimit me qëllim që sa më lehtë të mund të kenë qasje pacientët apo qytetarët të cilët pyetjet mund ti drejtohen me shkrim gjatë transmetimit Live në Facebook apo përmes SMS në numrin e telefonit: 045/126111”, bëhet e ditur në një njoftim të spitalit të qytetit të Pejës.

Më poshtë gjeni orarin e kësaj jave për komunikim online me mjekun:
Të martën 31.03.2020 ora 9 Dr.Zenel Shatri – Infektolog
Të mërkurën 1.04.2020 ora 9 Dr.,Muhamet Haliti – Psikiatër
Të enjtën 2.04.2020 ora 9 Dr. Fahri Hasani – Pulmolog
Të premtën 3.04.2020 ora 9 Dr. Sali Shala Internist – Kardiolog

Bëhet e ditur poashtu se gjatë javës tjetër do të vazhdohet me mjekë të tjerë specialistë.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë