Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nesër nis Botërori i xhudos për juniorë – Kosova përfaqësohet me dy garuese

NULL NULL
17.10.2017 16:18
Loriana Kuka dhe Flaka Loxha do të përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror të xhudos për juniorë, që do të mbahet në Zagreb të Kroacisë

Të mërkurën fillon Kampionati Botëror i xhudos për kategorinë e juniorëve, që do të mbahet në Zagreb të Kroacisë nga 18 deri 22 tetor.

Kosova në këtë garë do të përfaqësohet me dy xhudiste, Loriana Kukën dhe Flaka Loxhën.

Kuka në kategorinë deri 70 kilogramë, rrethin e parë e kalon pa luftë, kurse Loxha në kategorinë deri 57 kilogram, takohet në rrethin e parë me sllovenen, Kaja Kajze.

lajme të ngjashme