Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nesër në Zona e Debatit: Albin Kurti (VIDEO)

NULL NULL
05.07.2017 19:51

Iu deshën 12 vjet, të dalë i pari.

Dhe këtë ia arriti vetëm pas tri parë zgjedhjeve nacionale.

Por, cfarë e bëri Albin Kurtin kandidatin më të votuar më 11 qershor?

A ishte oferta e tij e mirë, apo refuzimi për t’ia dhënë besimin PDK-së, LDK-së e AAK-së arsye pse ate e preferuan 143 mijë e 642 kosovarëve?

Çfarë kushtesh ka ai për Haradinajn, nëse ky i fundit i bën ofertë për bashkëqeverise?

Me çfarë Kurti e josh koalicionin LDK-AKR-Alternativa, në një ekzekutiv anti PAN?

Si do të sillet Vetëvendosje në opozitë, në rast i bie hise dicka e tillë dhe a do të bëjë kjo parti qeveri në hije?

A ka nisur Kurti ta projektojë kabinetin e tij si kryeministër?

Çfarë do të ndodh me dialogun Kosovë-Serbi, nëse ai merr përsipër qeverinë?

Cilat do të jenë raportet e Kurtit si shef potencial i ekzekutivit, me presidentin Hashim Thaci?

Te gjitha këto opsione i shoshit vetë lideri i Vetëvendosjes, si mysafir në një intervistë ekskluzive me Baton Haxhiun, në Zona e Debatit.

Ndiqeni, në Klan Kosova, të enjten, nga ora 21.

 

lajme të ngjashme