Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë nesër hap librin e ngushëllimeve për Kadarenë

NULL NULL
02.07.2024 14:02

Në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë nesër do të hapet libri i ngushëllimeve për shkrimtarin Ismail Kadare.

Ky libër do të jetë i hapur nga ora 10:00 deri në ora 16:00, teksa ngushëllimet mund të shprehen edhe në mënyrë elektronike, më saktësisht në adresën condolences@mfa.gov.al.

Korifeu shqiptar i letërsisë së botës vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare.

Kosova poashtu të mërkurën ka shpallur ditë zie për vdekjen e Kadaresë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.