Nesër fillon furnizimi në të gjitha institucionet shëndetësore me material mbrojtës për punëtorët NULL NULL 30.03.2020 14:08 30.03.2020 14:08 Përfaqësuesit nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës nëpërmjet një njoftimi ka treguar se sot kanë pasur takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, sekretarin e Përgjithshëm, Naim Bardiqi si dhe këshilltarin e ministrit, Mirsad Shkreta. Në këtë takim është diskutuar kërkesa e FSSHK-së për pajisje të punëtorëve shëndetësore me pajisje personale mbrojtëse me qëllim të ruajtes së shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve shëndetësor të cilët janë në vijën e parë të frontit ndaj luftës me Covid-19, njofton Klan Kosova Nga ky takim përfaqësusit e FSSHK-së morën zotimin se nga nesër datë 31 Mars 2020 do të fillohet furnizimi në të gjitha institucionet shëndetësore me material mbrojtës për punëtorët shëndetësor.