Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nesër bëhet ndërprerja e qarkullimit të kësaj rruge për shkak të minimit të masave shkëmbore

NULL NULL
03.12.2024 09:13

Nesër në trasenë e zgjerimit të rrugës nacionale N9.1 Prishtinë-Pejë, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet Minimi Nr.3  i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.

Me këtë rast, nga ora 15:00 deri në ora 18:00 do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik, njoftojnë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Po ashtu ministria lut pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe që t’i evitojnë lëvizjet në kohën dhe segmentin e cekur si më lartë, ose të shfrytëzojnë rrugë alternative.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.