“Nëse vdes, jam i pavdekshëm”, Ancelotti pjesë e dokumentarit historik të Real Madridit (VIDEO) NULL NULL 12.03.2023 23:52 12.03.2023 23:52 Apple TV ka bërë dokumentarin “Real Madrid: Hasta el final”, ku dalin shumë momente që nuk janë parë gjatë sezonit të kaluar të madrilenëve. Në këtë dokumentar janë edhe pjesët e rikthimeve të tyre të papara në Ligën e Kampionëve, deri në momentin e ngritjes së trofeut të 14-të. Pjesë e dokumentarit është edhe trajneri Carlo Ancelotti, të cilit i është shfaqur një pjesë pas ndeshjes së çmendur me Chelsean. “I vdekur, i vdekur, e pabesueshme, uhhh…. E pabesueshme, nëse vdes sot, jam i pavdekshëm, por çfarë atmosfere, faleminderit të gjithëve”, kishte thënë Ancelotti gjatë vitit të kaluar, por që u transmetua për herë të parë në dokumentar. Ndeshja kishte përfunduar në favor të Real Madridit, me rezultat 5-4 në dy ndeshjet, për të kaluar në gjysmëfinale. /Klankosova.tv. 🤩 ¡Lo que no viste de nuestro partido en casa contra el Chelsea la temporada pasada!👀 ¡Descubre esto y mucho más en #RealMadridHastaElFinal!☝ Primer mes gratis en @AppleTVPlus: https://t.co/RIDSlhsRZz pic.twitter.com/s5xWgc5xpa — Real Madrid C.F. (@realmadrid) March 12, 2023 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 6 orë më parë