Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Nëse shteti nuk më ndihmon, do i dorëzohem vdekjes…” (VIDEO)

NULL NULL
nga Florentina Hoti 12.06.2025 20:04

Një luftë 14 vjeçare me sëmundjen e kancerit, dhimbje, lot, forcë e shkrirje e një pasurie të tërë.

Prej vitit 2011 familja Loshi dha krejt çka pati, që e zonja e shtëpisë të luftojë sa më fort me sëmundjen e kancerit.

Që të përballonte terapitë e shtrenjta, Shahja në rrëfimin e saj për Kiks Kosova, tregon se shitën krejt çka kishin e për vite me radhë u ndihmuan miqtë e të afërmit.

Edhe paratë e familjarëve e miqve u shterren një ditë… Atëherë Shahja dhe bashkëshorti i saj, filluan të kërkojnë ndihmë nga shteti.

Pasi gjendja e 57-vjeçares kishte arritur skajet, në Turqi asaj iu ofrua trajtimi me Enhertu, imunoterapi kjo e cila cilësohet si një ndër më të avancuarat por njëkohësisht edhe ndër më të shtrenjtat.

I vetmi ky ilaç rezultoi të ketë ndikim në trupin e Shahes.

57-vjeçares i duhet të paguajë 3500 euro për terapi çdo tre javë në Turqi.

Xhepi i familjes Loshi nuk po e përballon një shumë të tillë, e shtetit sipas Shahes nuk i intereson aspak për gjendjen e saj.

57-vjeçarja ka thënë se ishte disa herë në takime me Ministrinë e Shëndetësisë dhe u ofroi atyre disa opsione për zgjidhje.

Për KIKS Kosovën, Shahja thotë se gjendja e saj nuk e përballon kohëzgjatjen derisa terapia e saj të futet në listë esenciale, në mënyrë që shteti të sigurojë atë ilaç.

Me lot në sy, Shahja ka thënë se iu përgjëruan Ministrisë që t’ua rimburësonin faturat e ajo të vazhdonte trajtimin mirëpo asnjëherë nuk u mor parasysh.

Hallin se a po mbërrin ti bëjë paratë apo jo nuk po mund ta largojë nga mendja e saj. Madje, siç thotë ajo, nuk po mundet as të shijojë suksesin e terapisë në trupin e saj.

Shahes tashmë i është bërë rutinë – si të kthehet nga terapia në Turqi, ajo thotë se i duhet të mendojë se si t’i sigurojë paratë për terapinë e radhës.

Ndihma nga shteti Shahja thotë se është dera e fundit ku po troket, e nëse ata nuk e ndihmojnë ajo thotë se nuk ka zgjidhje tjetër përpos që t’i dorëzohet vdekjes.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.