Nëse ndiheni të lodhur – mos i hani këto ushqime në mëngjes NULL NULL 05.12.2017 10:30 05.12.2017 10:30 Young woman is sitting in her kitchen staring at a bowl of cereal with disgust. Maybe she is on a low carb diet Edhe pse ka shumë ushqime që mund të luftojnë me sukses kundër lodhjes, ka nga ato ushqime që do t’ju bëjnë të ndiheni edhe më të lodhur, veçanërisht nëse i konsumoni në mëngjes. Më poshtë janë disa nga këto ushqime që nëse jeni të lodhur, duhet t’i shmangni në mëngjes, transmeton Klan Kosova. Bananet Bananet janë të pasura me magnez, i cili relakson muskujt – fantastike nëse e konsumoni para se të pini, por jo për mëngjes apo në mes të shujtave. Buka e bardhë Karbohidratet, përbërësit e bukës së bardhë, treten shpejt, kështu që alternativa më e mirë është të hahet bukë me fara. Mishi i kuq Yndyra e mishit të kuq është e vështirë për tu tretur në trup, kështu që trupi do të shpenzojë më shumë energji për të tretur këto ushqime. Qershitë Qershitë janë të pasura me melatonin që rregullon procesin e gjumit, kështu që do të ishte mirë ta shmangni këtë frut kur doni të rrini zgjuar. Ëmbëlsirat Sasi të mëdha të sheqerit stimulojnë sekretimin e triptofanit, aminoacideve që ju bëjnë të përgjumur. Kafeja Megjithëse kafeja mund të furnizojë trupin me energji për një kohë të kufizuar, do të ndiheni shumë të lodhur kur ndikimi i saj të përfundojë.