Nëse keni këto shenja, atëherë duhet të pini më shumë ujë NULL NULL 16.05.2020 10:09 16.05.2020 10:09 Uji është një element i rëndësishëm për trupin dhe shëndetin e njeriut. Të paktën dy litra në ditë duhet të konsumojë secili, dhe sidomos në ditët e nxehta. Por, ka disa sinjale që jep trupi të cilat duhet t’iu bëjnë që të pini ujë menjëherë. Goja juaj është e thatë Kjo duket diçka shumë e qartë, por nëse ndieni se ju është tharë goja, ju është bërë bajate, atëherë sigurisht duhet të pini një gotë ujë. Uji lag membranat e mukozës në gojë dhe fyt, të cilat vazhdojnë ta mbajnë gojën të lagur me pështymë edhe shumë kohë pas një gllënjke ujë. Lëkura juaj është e thatë Në fakt, lëkura e thatë është një shenjë e dehidratimit, që mund të çojë në shumë probleme të tjera. Mungesa e ujit nënkupton mungesë të djersës, që çon në paaftësi të trupit për të hequr yndyrën dhe pisllëkun e akumuluar gjatë ditës. Sytë tuaj janë të thatë Mungesa e ujit çon në sy të thatë dhe të skuqur. Pa ujë në trup, thahet edhe loti në sy. Po përjetoni dhimbje në nyje Kërci i eshtrave dhe kurrizit përbëhet nga 80% ujë, shkruan noa.al. Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave. Duke e mbajtur trupin të hidratuar, nyjet janë në gjendje që të përballojnë ‘tronditjen’ e lëvizjeve të papritura, si vrapim, kërcim ose rënie. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Evropianët po blejnë ushqime të ngrira për të reduktuar mbeturinat, tregon studimi 30/06/2025
Këshilla mjekësore Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë 30/06/2025