Nëse Irani s’shkon, a mund Kosovën ta ‘çojë’ drejt Botërorit? Flet gazetari Gerbeshi NULL NULL 06.04.2026 09:44 06.04.2026 09:44 Gazetar Kasim Gërbeshi në studion e "Ora 7" A mund të ketë Kombëtarja e Kosovës një mundësi historike për të debutuar në Kampionatin Botëror 2026, në rast se Irani nuk merr pjesë. Këtë e ka komentuar gazetari i Klankosova.tv, Kasim Gerbeshi në studion e “Ora 7”, i cili shpjegoi se nëse Irani tërhiqet, vendin e tij mund ta zëvendësojnë dy shtete potenciale të tjera, Iraku ose Emiratet e Bashkuara Arabe. “Është rregullorja e veçantë që ka vendosur FIFA, ku përcaktohet se sa kombëtare nga kontinentet e ndryshme marrin pjesë. Duke marrë parasysh ndeshjen e fundit të Iranit kundër Kosta Rikës, presidenti i FIFA-s ka konfirmuar se Irani do të marrë pjesë. Përveç kësaj, edhe presidenti i SHBA-së ka deklaruar se do të ketë siguri maksimale për ekipin iranian. Por ministria e Sportit të Iranit e ka mohuar dhe ka thënë se do të marrin pjesë, vetëm nëse ndeshjet zhvillohen në Meksikë. Por, sipas kalendarit zyrtar të FIFA-s, ndeshjet e Iranit zhvillohen vetëm në SHBA”. “Por, meqenëse duhet të jetë një kombëtare nga Azia, sipas mediave botërore parashikohet që kombëtaret më të sigurta që mund të zëvendësojnë Iranin janë Iraku dhe Emiratet e Bashkuara”, tha gazetari Gerbeshi. A ekzistojnë skenarë alternativë që mund t’i japin Kosovës shansin për të ndjekur ëndrrën “amerikane” në Kampionatin Botëror 2026? Ndiqni diskutimin e plotë, në videon e mëposhtme: