Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Nëse dojnë me ‘zhveshë’ Albinin komplet, me qit për toke…” – Koci me opsion për ish-opozitën (VIDEO)

NULL NULL
17.06.2025 18:48

Avokati Arianit Koci në “DPT te Fidani” në Klan Kosova, bëri të ditur se në situatën aktuale politike në vend me moskonstituimin e Kuvendit, pa interpretim të Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të shkohet as në zgjedhje.

Sipas avokatit Koci, nëse ish-opozita do “me zhveshë” kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, “duhet me ia votu Albulenën”.

Koci tha se në momentin që votohet kandidatja për kryeparlamentare nga VV, Albulena Haxhiu, Vetëvendosje i ka 15 ditë për ta formuar qeverinë.

“Kur hyn në garë politike, ‘a hyn me marrë parlamentin a qeverinë?’, hyn për me marrë qeverinë, për me udhëheq shtetin. Pse këta nuk ia lujnë lojën Albin Kurtin, me i thënë nëse po e do Albulenen bire, masi po thonë është figurë përçarëse më së miri është me bë atë. Po do, votoja, për 15 ditë bjen qeveria, se nuk munden me bë. Por problemi është  që këta po tuten që kur e votojnë Albulenën, njëri – tjetrin kanë me tradhtu dhe s’munden me bë qeverinë”, tha Koci.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.