Nëse del mirë në provim, studenti mund të marrë pikë hua në bankë NULL NULL 17.01.2017 00:05 17.01.2017 00:05 Provimet janë burim i madh ankthi tek qindra e mijëra studentë në mbarë botën, e veçanërisht në qoftë se ata ngelin. Por, një shkollë në Kinë është duke testuar një model të ri, duke u mundësuar nxënësve që të marrin pikë hua në një provim. Skema e re është ideuar nga shkolla e mesme Nanjing No 1 në Nanjing, në provincën Jiangsu. Ideja është futur në klasën e 10-të. Drejtori i shkollës, Kan Huang, tha se skema e re është një përpjekje për të vendosur theksin më shumë në rritjen e cilësisë së nxënësve dhe jo punën e tyre të provimit, duke vënë në dukje kulturën e tanishme ku gjithçka është e orientuar vetëm tek një provim i madh. Një mësues fizike përshëndeti skemën, duke thënë se qëllimi është që studentëve t’u jepet një shans i dytë. “Pesëdhjetë e nëntë pikë dhe 60 pikë në fakt nuk janë aq të ndryshme,” tha mësuesi, duke shtuar se rezultati i parë është dështim dhe i dyti kalues për nxënësit. “Diferenca megjithatë, ‘peshon rëndë mbi psikologjinë e nxënësve’”, tha ai. Një total prej 13 nxënës nga 49 deri më tani kanë huazuar pikë nga bankat e klasës. Një prej studentëve nuk arriti të merrte pikët e duhura në provimin e fundit të Gjeografisë për shkak se ishte sëmurë. “Për shkak se isha i sëmurë, unë humba disa pikë. Nota e Bankës shpëtoi klasën time”, tha ai. ‘Bankë klasa’, punon njësoj si me marrjen e parave në një bankë të vërtetë dhe kërkesa është për të paguar interes. Studentët duhet të paguajnë pikët në provimin e ardhshëm ku duhet të marrin pikë ekstra. Mund t’i shlyejnë pikët edhe me eksperimente laboratorike. Ashtu sikurse bankat me kredi, studentët mund të paguajnë pikët e tyre me këste dhe ata që nuk paguajnë borxhet nuk do të lejohen të marrin huamarrje në të ardhshmen, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova.