Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nepal: 7 mijë viktima nga tërmeti

NULL NULL
02.05.2015 21:58
Ka arritur në 7 mijë numri i viktimave nga tërmeti i një jave më parë në Nepal. Në mesin e viktimave janë edhe 54 qytetarë nga vendet evropiane.

Arriti në mbi 7 mijë numri i viktimave nga tërmeti i para një jave në Nepal, ndërkohë që qeveria përjashtoi sot të gjitha mundësitë për gjetjen e të mbijetuarve.

“Numri i përgjithshëm i viktimave arriti në 7 040, përfshirë të zhdukurit si edhe 54 qytetarë evropianë”, tha një zëdhënës i qeverisë nepaleze.

“Një javë ka kaluar që prej tragjedisë më të rëndë. Ne kemi bërë të pamundurën përsa i përket operacioneve të shpëtimit dhe ndihmës, por tashmë besoj se nuk ekziston asnjë mundësi për të gjetur të mbijetuar nën gërmadha”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Laxmi Prasad Dhakal.

Sipas tij, numri i të plagosurve ka arritur në mbi 15 000.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.