Nëntë vjet prej kur “Autochthonous” fluturoi mbi qiellin e Beogradit (VIDEO) NULL NULL 14.10.2023 16:18 14.10.2023 16:18 Sot janë bërë nëntë vjet prej kur Ismail Morina, i njohur me emrin Ballist Morina, ngriti mbi qiellin e Beogradit flamurin e Shqipërisë Etnike me mbishkrimin “Autochthonous”. Më 14 tetor 2014 po luhej ndeshja mes kombëtares së Shqipërisë dhe Serbisë, ku në minutën e 42-të, flamuri kuqezi u shfaq mbi stadium, duke bërë që ndeshja të ndërpritej. Flamuri “Autochthonous” u kap nga lojtarët serbë, gjë që bëri të ndërhyjnë Taulant Xhaka dhe Andin Lilës duke ua marrë serbëve atë nga duart. Dhuna më pas shpërtheu nga huliganët serbë, të cilët me një ulëse plastike e sulmuan Balajn. Ishte kapiteni Lorik Cana, i cili më pas e grushtoi huliganin, e më pas ndeshja u ndërpre përfundimisht. Shqipëria e fitoi ndeshjen me rezultat zyrtar në tavolinë 0:3, teksa po atë vit kombëtarja shqiptare u kualifikua për herë të parë në Kampionatin Evropian. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.