Nëntë të vdekur pas një sulmi vetëvrasës në Somali NULL NULL 24.10.2022 10:15 24.10.2022 10:15 Nëntë persona u vranë dhe 47 u plagosën në një sulm vetëvrasës në një hotel në Kismayo, në jug të Somalisë. Oficerët e sigurisë vranë tre nga sulmuesit dhe i katërti vdiq në shpërthimin e bombës, tha Yussuf Hussein Dhumal, ministër i sigurisë për Jubbaland. “Në shpërthim, nëntë persona, përfshirë studentë dhe civilë u vranë dhe 47 të tjerë u plagosën, disa prej tyre në gjendje të rëndë,” tha Dhumal. “Hoteli ku ndodhi shpërthimi ishte afër një shkolle, kështu që shumë studentë u plagosën”, raporton Aljazeera, transmeton Klankosova.tv Një makinë e ngarkuar me eksploziv përplasi portën e hotelit dhe u pasua nga një sulm që e mori përsipër grupi i armatosur al-Shabab. Qyteti port është i fundit që është goditur nga sulmet pas një rishfaqjeje të tyre në muajt e fundit nga organizata e lidhur me Al-Kaedën, e cila ka shënjestruar kryesisht kryeqytetin Mogadishu dhe Somalinë qendrore.