Nëntë të infektuar me koronavirus në 24 orët fundit NULL NULL 12.04.2022 15:03 12.04.2022 15:03 S Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bënë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavorusi. Ndërsa vetëm nëntë qytetarë kanë rezultuar pozitivë kurse 39 qytetarë janë shëruar, transmeton klankosova.tv. ”Në 24 orët e fundit janë dhënë 90 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.8823.780 doza të vaksinës. Deri më sot 821.117 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.625 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 536 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 39 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.123. Në total numri i rasteve aktive është 504”.