Nëntë të arrestuar për sulmin në Nairobi të Kenias NULL NULL 17.01.2019 13:32 17.01.2019 13:32 Nëntë persona janë arrestuar në Kenia pas sulmit në një kompleks hotelesh luksoze në kryeqytetin Nairobi, ku mbetën të vdekur 21 persona. Pesë militantët që sulmuan hotelin dhe kompleksin e biznesit “DusitD2” janë vrarë, ndërsa të dyshuarit që i ndihmuan ata janë nëkërkim. Grupi islamik me bazë në Somali al-Shabab ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Mediat keniane raportojnë se gruaja e njëriit prej sulmuesve të dyshuar është arrestuar në qarkun Kiambu, në veri të Nairobit. Policia ka bërë të ditur se e kishin identifikuar Ali Salim Gichunge, i njohur edhe si Farouk, përmes makinës së përdorur në sulm.