Nënkryetari i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut: E mbështes ndërtimin e urave, por s’është momenti NULL NULL 25.06.2025 09:04 25.06.2025 09:04 Nënkryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku, thotë se mbështet çdo ndërtim urash, pasi ato janë simbol i lidhjes mes njerëzve, kulturave dhe dallimeve, por shton se për momentin, ka çështje më me prioritet për t’u trajtuar. “Nuk është koha e duhur për të filluar [me ndërtimin e urave]. Të mos harrojmë se po afrohen zgjedhjet lokale – këto ura u shërbejnë politikanëve më shumë sesa qytetarëve të zakonshëm. Çdo qytetar i Mitrovicës ka nevojë për ura, por ne nuk kemi qendër kulturore, shkolla jonë është në kontejner, kemi shumë persona të zhvendosur, jo vetëm nga komuniteti shqiptar. Ka prioritete më të mëdha, urat duhen ndërtuar, por duhet të shkojmë me prioritete”, thotë Sadiku për Radion Evropa e Lirë. Ai beson se autoritetet qendrore dhe lokale është dashur të konsultohen me qytetarët para se të merrnin vendimin për ndërtimin e dy urave mbi Ibër, pasi ky është një vendim “me rëndësi të madhe”. Sipas tij, ndërtimi i urave të reja duhej planifikuar pasi ura kryesore të hapej për qarkullim. Pjesëtarët e komunitetit serb duhet ta kuptojnë se diçka e tillë do të ishte edhe në interesin e tyre, thotë Sadiku. Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë i është nënshtruar testimeve dhe inspektimeve teknike të martën nga ekspertët e Bashkimit Evropian. BE-ja teston Urën e Ibrit *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 14 orë më parë