Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nëna vrapon për ta larguar fëmijën i cili hyri në mes të fushës

NULL NULL
10.08.2021 09:32

Një nëne nga Ohajo i ndodhi diçka e papritur në mes të një ndeshje të Ligës së Futbollit, pasi djali i saj 2 vjeçar vrapoi drejt fushës.

Morgan Tuckes, nga Moska, Ohajo, shkoi bashkë me djalin e saj Zaydek në një ndeshje futbolli të shtunën e cila zhvillohej mes FC Cincinnati kundër Orlando City FC.

Pas rreth 70 minutash lojë, Tucker tha se ajo pasi u hutua për disa sekonda e pa djalin e saj i cili vrapoi drejt fushës.

“Unë e ktheva vetëm për një moment kokën dhe e pashë djalin i cili u largua drejt fushës ku po zhvillohej ndeshja”, tha ajo për “Good Morning America”, transmeton Klan Kosova.

“E pyeta Tuckerin se çfarë po bëje aty dhe ai më tha: Mami lojtarët po shkonin në anën tjetër të fushës dhe unë u mërzita pasi doja të isha afër tyre”.

“Ai thjesht po vraponte pas tyre, nuk e kishte idenë se çfarë bëri”, shtoi tutje ajo.

 

lajme të ngjashme