Nëna libaneze u thotë protestuesve se i kanë frikësuar foshnjën – ata i kënduan ‘’Baby Shark’’ (VIDEO) NULL NULL 22.10.2019 18:47 22.10.2019 18:47 Ndërsa në njërën nga rrugët e Libanit po zhvilloheshin protesta të tensionuara, mes një rruge të kësaj zone ndodhi diçka e papritur. Të gjithë protestuesit që ishin aty, u bënë bashkë për të kënduar ”Baby Shark” – këngë e cila u pëlqen thuajse të gjithë fëmijëve, njofton Klan Kosova. Kjo këngë që u performua nga protestuesit libanezë, u bë me një arsye të vetme – për ta qetësuar një fëmijë 15 muajsh që në momentin kur po bëheshin protestat ai u frikësua dhe nisi të qante. Tërë ngjarja u regjistrua nga nëna e vogëlushit Robin, Eliane Jabbour e cila po udhëtonte nëpër rrethinën Baabda kur u ndeshën me turmën e protestuesve. ”Unë u thashë atyre: Jam me fëmijë, ju lutem mos bërtisni shumë”, tha ajo për CNN. Pamjet e momentit u ndanë shpejt në Liban – aq shpejt, tha Jabbour, sa që burri i saj e pa videon para se ajo t’i tregonte për këtë, njofton Klan Kosova.