Nëna la pas djalin gjashtëvjeçar pasi humbi betejën me kancerin NULL NULL 29.04.2019 15:28 29.04.2019 15:28 Një nënë e re ka lënë pas të birin gjashtëvjeçar pasi vdiq nga një formë e rrallë e kancerit. Naomi Knighton, nga Alvaston, vdiq e rrethuar nga motrat, nëna dhe vëllai i saj më 11 prill, transmeton Klan Kosova. Infermierja kishte luftuar me një formë agresive të leukemisë që prej adoleshencës dhe kishte pësuar dy transplantime të palcës së eshtrave dhe kimioterapi. Motra e saj Kirsty tha se Naomi luftoi deri në fund – edhe pse mjekët i thanë asaj se kishte vetëm edhe një 24 orë për të jetuar.