Nëna keqtrajton fëmijën në Fushë Kosovë, dërgohet në mbajtje Foto nga arkivi NULL NULL 06.12.2023 09:00 06.12.2023 09:00 Një rast “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” është hapur në polici. Një ankues nga Fushë Kosova ka njoftuar institucionin e rendit se një grua ka keqtrajtuar fëmijën e saj, djalë, përcjell KlanKosova.tv. “E dyshuara është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:30 të së paradites.