Nëna e nxënësit të kërcënuar me thikë: Para kësaj ngjarje fëmijët ishin ngacmuar mes vete (VIDEO) NULL NULL 22.03.2024 14:04 22.03.2024 14:04 Nëna e nxënësit të kërcënuar flet përmes telefonit për Kosova Today. Një kanosje me thikë dyshohet të ketë ndodhur këtë të enjte në shkollën “Iliria” në Prishtinë”. Lidhur me këtë rast në Kosova Today, ka folur nëna e nxënësit të kërcënuar, e cila tha se këtij konflikti i ka paraprirë një kacafytje e mëhershme. “Ka kaluar pa fatkeqësinë më të keqe që ka mundur të ndodh. Fëmijët janë ngacmuar para disa ditësh mes vete dhe siç duket këta të klasës së gjashtë ditën e djeshme i kanë pritur në oborrin e shkollës dhe kanë filluar t’i ngacmojnë, i kanë ndjekur, dhe njëri nga ta e kishte pasur thikën me vete”, tha ajo.