Nëna e Maria Menounos vdes nga kanceri i trurit NULL NULL 03.05.2021 08:39 03.05.2021 08:39 Maria Menounos ka ndarë një lajm të dhimbshëm me fansat e saj këtë fundjavë –nëna e saj Litsa, fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Korrespodentja televizive 42-vjeçare zbuloi lajmin në faqet e saj në rrjetet sociale me një nderim për nënën e saj, e cila vdiq pasi luftoi me kancerin e trurit në fazën e katërt për më shumë se katër vjet. “Pusho e qetë mami, Zoti e donte kaq shumë”, shkroi Maria së bashku me një imazh zemërthyer të saj në shtrat me nënën duke e përqafuar, transmeton Klan Kosova. Pas lajmit, shumë njerëz të famshëm e ngushëlluan atë. “Ne ju dërgojmë shumë dashuri. Ngushëllimet tona më të thella Maria”, i shkroi Zoe Saldana. Në fund të vitit të kaluar, Maria foli për prindërit e saj dhe mënyrën se si të dy ishin shtruar në spital me COVID-19. Ky azhurnim zbuloi gjithashtu se tumori i trurit në Litsa ishte rritur. View this post on Instagram A post shared by MARIA MENOUNOS (@mariamenounos)