Nëna e Ghetto Geasyt arrestohet për keqpërdorim në Ministrinë e Infrastrukturës NULL NULL 12.06.2025 11:45 12.06.2025 11:45 Në mesin e të arrestuarave në aksionin e sotëm të Policisë dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë te Ministria e Infrastrukturës është edhe Florije Kelmendi Selimi, nëna e reperit Ghetto Geasy, mëson Klankosova.tv Selimi dhe dy zyrtare tjera të kësaj minsitrie, dyshohen për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. “Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”. Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. Policia konfirmon aksionin në Ministri të Infrastrukturës – hetime ndaj disa personave *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 6 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 7 orë më parë