Nëna e Dafina Zhubit kërkon drejtësi tetë vjet pas vdekjes së dyshimtë të saj (VIDEO) NULL NULL 16.04.2024 14:44 16.04.2024 14:44 Nëna e Dafina Zhubit, kërkon drejtësi për vajzen e saj. Kosova u trondit sot nga vrasja e një gruaje në Pejë, dorasi po dyshohet të jetë burri i saj. Para pak ditësh u vra edhe një tjetër grua në Ferizaj, ndërsa i dyshuar për këtë është ish-bashkëshorti i saj. Para tetë viteve, më 17 shkurt, në banesë ishte gjetur e vdekur Dafina Zhubi. Ajo kishte vdekur si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri. Arma me të cilën u vra Zhubi, ishte në pronësi të Astrit Dibrës, ish i dashuri i tashmë të ndjerës. Ngjarja atëherë ishte cilësuar si vetëvrasje, por një ekspertizë e kryer në Zvicër thoshte se ajo është vrarë. E nëna e të ndjerës, po kërkon drejtësi për vajzën e saj. Ajo lidhur me këtë foli në emisionin “Kosova Today”. “Unë kam shumë dëshmi. Asnjë seancë nuk është mbajtur asnjëherë. Për gjashtë muaj e kanë liruar Astrit Dibrën. Kam kërkuar tash e sa kohë që të mbahet një seancë, po mbahet seancë për dru që prehen në mal, e për Dafinën nuk është mbajtur asnjë”, u shpreh ajo. “Unë dua të di se çfarë ka ndodhur atë natë, ose atë ditë, por me sa di unë kam shumë dëshmi se Dafina nuk e ka pirë duhanin, Astriti nuk e ka pirë duhanin, është një ‘Winston’ (pako e cigares) aty. Ilaz Beqiri nuk ka lejuar veturat t’i shikojnë, shihet është një pjesë e ujit aty që e kanë la aty rastin, dhe menjëherë kanë hipur në katin e shtatë. Kam dëgjuar që edhe e kanë rrahur”. Ajo tutje tha se rrobat që i kishte paraqitur prokurori i rastit si të Dafinës nuk ishin të saj, dhe se edhe në këtë pikë ka dyshime. Nëna e tashmë të ndjerës, tutje tha se prokurori kishte thirrur edhe sigurimin e Gjykatës për ta nxjerrë atë nga zyra. “Më ka kërcënuar, i ka thirrë nga poshtë sigurimat ka thënë menjëherë ejani dhe nxirreni këtë nga zyra, sepse është që kam thënë që këto nuk janë rrobat e Dafinës, ai nuk e ka besuar këtë”, tha nëna e Dafinës. “(Prokurori) më ka pyetur se ku janë ato rroba, ndërkohë ato i ka mbajtur motra, dhe kanë filluar të dëmtohen, motra ka thënë do t’i gjuaj, i kam thënë fotografoj, i ka bërë foto dhe unë i kam të gjitha fotografitë”, tha tutje ajo. “Dafina kurrë nuk ka pasur shanse të vras vetën”, tha mes tjerash gruaja e cila po kërkon drejtësi për vajzën e saj. Ajo tha se sigurimi që i kishte kërkuar asaj të dalë nga zyra, ishte thirrur nga prokurori Kujtim Munishi, dhe se ky është prokurori i shtatë për këtë rast, sepse deri më tani janë ndërruar prokurorët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 16 orë më parë