Nëna e Aulon Zekës: Vajza që ndihmoi në vrasjen e Aulonit mbajti veç 2 vjet burg (VIDEO) NULL NULL 08.03.2024 13:29 08.03.2024 13:29 Aulon Zeka, 16-vjeçar, u gjet i vdekur në orët e hershme të mëngjesit të 16 shtatorit të vitit 2017 në rrugën Gjon Serreçi në Prishtinë. Lidhur me këtë rast janë mbajtur mbi 60 seanca gjyqësore. I mituri i parë është dënuar 9 vjet e 6 muaj burg, të miturës i është shqiptuar masa edukative korrektuese prej 3 vjetësh, ndërsa të miturit të tretë mbikëqyrje nga organi i kujdestarisë në kohëzgjatje prej 1 viti e gjysmë. Tani që kanë kaluar shtatë vjet nga vrasja, nëna e tij shprehet e mllefosu me drejtësinë në vendin tonë, gjegjësisht me dënimet që i janë shqiptuar të lartëcekurve. “Qysh 9 vjet e gjashtë muaj sepse është i mitur? Po të ishte i mitur ai do të ishte duke luajtur me lodra, e jo me armë me i postu në Instagram e Facebook. Armët ia kanë parë të gjithë me mbishkrimin ‘po vi me ta ndreq jetën ty, e dikujt me ia marr’. Kujt? Po nuk kemi drejtësi’”. “Riga veç dy vjet i ka mbajtur burg. Ia falën. As nuk e dimë se si ka përfunduar puna e saj, e as sa ka qëndruar në burg. E shihnin nëpër diskoteka, na tregonin të afërmit”, shprehet nëna e viktimës. Për të kuptuar më shumë, klikoni në videot e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.