Nelson ndërpren koncertin, probleme me frymëmarrje NULL NULL 15.08.2017 10:20 15.08.2017 10:20 Legjenda e muzikës country, Willie Nelson, është dashur që ta ndërprejë koncertin e tij të shtunën, pas problemeve me frymëmarrje. Pas koncertit në Salt Lake City, Nelson u dërgua në spital, ndërkaq disa orë pas incidentit, Nelson përmes ueb-faqes së tij zyrtare qetësoi fansat e tij: “Ky jam Willie. Më vjen shumë keq që ndërpreva performancën në Salt Lake City sonte”, shkroi ai. “Lartësia e bëri të veten. Po ndjehem shumë më mirë tani që jam në në një pjesë më të ulët”.