17:38, 25 Janar 2020

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë se është puna mirë sa i përket negociatave për arritjen e një marrëveshje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se ndryshimi nga zgjedhjet e 6 tetorit po iu dhemb shumë politikanëve të PAN-it dhe PSD-së, njofton Klan Kosova.

“Si ta shihni që politikanët e PAN-it, PSD-së dhe të ‘pavarurit’ e varur nga ata, po shkruajnë zi e terr dhe me nervozë ndaj mundësisë së koalicionit VV-LDK, kuptojeni që puna është mirë. Ndryshimi po iu dhemb shumë”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë