Negociatat: Holanda e dyzuar për Shqipërinë, frikë nga një mocion i partive ekstremiste NULL NULL 08.10.2019 23:04 08.10.2019 23:04 Ka përfunduar mbledhja e komisionit për çështjet europiane në parlamentin e Holandës. Anëtarët e këtij komisioni kanë dëgjuar qëndrimin e qeverisë përmes ministrit për Punët e Jashtme, Stef Blok. Ministri ka mbajtur një qëndrim te njohur deri më tani, se është e parakohshme çelja negociatave me Shqipërinë Kjo seancë nuk ka prodhuar kundërshti të forta nga anëtarët e komisionit. Megjithatë duhen pritur orët në vijim nëse ndonjë parti politike do të dorëzojë një mocion kundra çeljes së negociatave me Shqipërinë për ta votuar në parlament. Nëse kjo ndodh atëherë skepticizmi i Holandës i shprehur me termin “çelja e negociatave me Shqipërinë e parakohshme” do të vuloset nga parlamenti. Në komisionin për Europën u tha se nuk do të ketë një veto bllokuese nga Holanda nëse vendet e tjera bien dakord./top channel/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri 1 minutë më parë