Në Turqi dyshohet për 12 persona të prekur nga coronavirusi NULL NULL 28.01.2020 19:19 28.01.2020 19:19 Rreth 12 persona në Turqi, dyshohet se janë prekur nga coronavirusi i Wuhanit. 10 prej të cilëve raportohet se janë turistë kinezë, njofton Klan Kosova. Të njëjtit janë pranuar në një spital në provincën Qendrore Anatoliane të Turqisë. Ministria e Shëndetësisë në Turqi, ka thënë se testet fillestare të tyre janë kthyer negativisht por ata janë ende duke pritur për rezultatet e testeve të gjakut, ku mund të definonin saktësisht transmetimin e virusit. Pacientët raportohet se janë duke u trajtuar në një mjedis të izoluar nga kontakti me të tjerët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.