Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në të gjithë Lindjen e Mesme, Ramazani përdoret për diplomaci

123
string(17) "Seth J. Frantzman" string(70) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/04/Seth-J.-Frantzman.jpg"
nga Seth J. Frantzman 11.04.2023 21:53
Foto: Reuters
Myslimanët e prishin agjërimin e tyre duke ngrënë vaktin e iftarit, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit pranë Kupolës së Shkëmbit në kompleksin e njohur për muslimanët si Shenjtërorja fisnike dhe për hebrenjtë si Mali i Tempullit në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, 4 prill 2023. Foto: Reuters

Në të gjithë Lindjen e Mesme, vendet po përdorin muajin e shenjtë të Ramazanit për të organizuar takime dhe për t’u angazhuar në diplomaci që synon të shërojë përçarjet në rajon.

Kjo është unike dhe e rëndësishme sepse shumë vende që kanë pasur tensione në të kaluarën tani po përpiqen të punojnë së bashku drejt një epoke të re të diplomacisë. Ky angazhim është i rëndësishëm dhe shumë nga vendet e përfshira besojnë se do të rezultojë në stabilitet.

Të dërguarit e Arabisë Saudite në Irak bisedojnë me Iranin

Për shembull, ambasadorët e Arabisë Saudite në Irak mbajtën një takim me Iranin gjatë një iftari. Sipas “Saudi Gazette”, “Ambasadori i Arabisë Saudite në Irak Abdulaziz Al-Shammari mori pjesë në një iftar të organizuar nga ambasadori iranian në Bagdad Muhammad Al-Sadiq…një numër ambasadorësh të akredituar në kryeqytetin irakian morën pjesë gjithashtu në iftar”.

Në Norvegji, ambasadorja saudite Amal Yahya Al-Moallimi organizoi gjithashtu një banket të përvitshëm të iftarit të Ramazanit dhe ftoi ambasadorin iranian Ali Reza Yousefi, “së bashku me krerët e misioneve diplomatike arabe dhe islamike të akredituar në Norvegji”.

Llogaritë e mediave sociale iraniane dhe saudite vlerësuan dhe vunë theksin te këto takime. Diplomacia e iftarit zhvillohet derisa Irani dhe Arabia Saudite po punojnë për pajtimin që do të përfshijë rihapjen e posteve diplomatike dhe rritjen e tregtisë dhe ndërveprimeve.

“Nënshkrimi i marrëveshjes dhe telefonatat sollën një atmosferë miqësore mes anëtarëve të trupit diplomatik të dy vendeve në mbarë botën. Muaji i Ramazanit ishte dëshmitar i takimit të ambasadorëve të të dy vendeve në Irak dhe Norvegji për bankete iftari, gjë që konfirmon përparimin në aktivizimin e marrëveshjes së Pekinit dhe kthimin e marrëdhënieve në normalitet”, shkruan “Saudi Gazette”.

“Mahr News” i Iranit vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e këtyre ngjarjeve. “Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ambasadori i Iranit në Irak, Mohammad Kazem Al-Sadegh shtroi një darkë iftari në Ambasadën e Republikës Islamike të Iranit në vendin arab. Banketi u mbajt me qëllim të afrimit të vendeve të rajonit të Azisë Perëndimore”, thuhet në raportin iranian.

Arabia Saudite gjithashtu filloi programet e iftarit në Sri Lanka dhe Pakistan. Ndërsa këto janë të dizajnuara për të inkurajuar unitetin dhe shtrirjen islame, ato dukshëm ndihmojnë gjithashtu imazhin e Arabisë Saudite dhe u japin një shans njerëzve që të takohen me njëri-tjetrin.

Turqia dhe Egjipti organizojnë ngjarjen, bashkë me Izraelin

Sipas postimeve në internet, diplomati turk në Egjipt organizoi gjithashtu një ngjarje. Kjo tregon përpjekjen e Turqisë për t’u zgjeruar në Egjipt. Për shumë vite Ankaraja kishte një marrëdhënie të ftohtë me Egjiptin, por viti i fundit ka sjellë më shumë përpjekje për pajtim. Ramazani përdoret si një mënyrë që Ankaraja të kontaktojë dhe të angazhohet me figura të rëndësishme në Egjipt.

Sipas një raporti të Dalia Ziada, Drejtoreshë e Qendrës MEEM për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, diplomati turk Salih Mutlu Sen tha, “marrëdhëniet tona historike të rrënjosura kurrë nuk janë prishur. Tani po merr një kthesë të re me një fokus në një të ardhme më të mirë për të dy kombet”. Sen u emërua vitin e kaluar në Kajro dhe Ankaraja tha se do të ngriste marrëdhëniet me Egjiptin në nivelin e ambasadorit në mes të marsit, pas vitesh që nuk kishte një ambasador në Egjipt. Sen ishte ish-përfaqësues i Turqisë në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik midis 2015-2020. Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu, pritet të udhëtojë së shpejti në Egjipt.

Vëzhguesit që monitorojnë mesazhet gjatë Ramazanit vunë në dukje gjithashtu se Ministria e Jashtme e Izraelit organizoi një ngjarje iftari.

Faqja e internetit “New Arab” vuri në dukje se “ambasadorët nga Jordania, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe anashkaluan një ngjarje të Ramazanit të organizuar nga Ministria e Jashtme të dielën në shenjë të një përçarjeje në rritje midis shteteve arabe dhe Izraelit”. Ministria kishte postuar në Twitter në lidhje me ngjarjen më 3 prill, duke vënë në dukje “Diplomatët myslimanë dhe zyrtarët e lartë morën pjesë në një vakt iftari në MPJ të Izraelit të organizuar nga Ministri i Jashtëm Eli Cohen … pjesëmarrësit përfshinin ambasadorë dhe diplomatë nga ambasadat e Egjiptit, Turqisë, Bahreinit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, Maroku, Shqipëria, Kazakistani, Kosova, Tanzania si dhe Çadi dhe Azerbajxhani”.

Ambasada e SHBA-së në Izrael organizoi gjithashtu një eveniment iftari. “Ambasadori [Tom] Nides mirëpriti një grup kryetarësh dhe inxhinierësh arabë nga qytetet Sakhnin, Arraba, Ilaboun, Kaukab Abu al-Hija dhe Kabul, të cilët u kthyen nga një Program 3-javor i Udhëheqjes së Vizitorëve Ndërkombëtarë të sponsorizuar nga qeveria amerikane në SHBA”, thuhet në faqen e internetit të Ambasadës.

Në të gjithë Lindjen e Mesme, muaji i shenjtë është përdorur për komunikim. Kjo është e rëndësishme dhe në kontrast me disa vite të mëparshme ku tensionet midis vendeve dhe grupeve kanë mbështetur paqëndrueshmërinë dhe ekstremizmin që ka kërcënuar Lindjen e Mesme. Pajtimi Arabi Saudite-Iran dhe shtrirja e Turqisë janë dy gurët e themelit se si rajoni po ndryshon dhe se si po e vë diplomacinë në radhë të parë.

Shkrimi origjinal është publikuar në Jerusalem Post, dhe është përkthyer nga Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

lajme të ngjashme