“Në spitalin ku më vdiq gruaja, më lindi nipi”, përlotet Shaqir Cërvadiku (VIDEO) NULL NULL 16.02.2025 18:51 16.02.2025 18:51 Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shaqir Cërvadiku me emocione të mëdha ka folur për bashkëshorten e tij të ndjerë, dhe lindjen e nipit. Në emisionin “Sol” në Klan Kosova, ai kujtoi si në spitalin e njëjtë ku i vdiq gruaja dhe ku përjetoi dhimbjen më të madhe, i lindi nipi – që ia ndryshoi jetën. “Familjen e kam pikë të dobët sepse është dhurata më e shtrenjtë që na ka dhënë Zoti. Ditën që më lindi nipi, ishte i njëjti spital ku e kisha gruan dhe i njëjti spital ku ajo vdiq, aty lindi edhe nipi”. “Më thirri djali dhe tha: Ka lind nusja, fëmija është mirë, nusja mirë. E mora një kafe dhe falënderova Zotin që në vendin ku përjetova dhimbjen më të madhe, e përjetova gëzimin më të madh në jetë”, u shpreh artisti, njofton Klankosova.tv. Ndiqni më poshtë intervistën e tij të plotë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.