Në Spitalin e Gjilanit realizohet një ndërhyrje e rrallë kirurgjike, largohet tumori në gju NULL NULL 11.12.2024 15:38 11.12.2024 15:38 Në Spitalin e Gjilanit realizohet një ndërhyrje e rrallë kirurgjike, largohet tumori në gju Spitali i Përgjithshëm në Gjilan ka bërë të ditur se aty sot është realizuar një ndërhyrje e rrallë kirurgjike, në repartin e Ortopedisë. Në njoftimin e lëshuar thuhet se tek një paciente e moshës 33-vjeçare, u largua tumori agresiv beninj – Giant Cell Tumor (Tumori Gjigandocelular) nga regjioni i mbigjurit të majtë, tumor ky, që ishte konfirmuar me Needle Biopsi. Pas qëndrimit disa ditorë në spital, pacientja lëshohet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. “Ky tumor shumë i rrallë prek afërsisht një person në një milion banorë. Raste si ky janë sfiduese, por njëkohësisht na bëjnë krenarë me përkushtimin e stafit tonë ndaj pacientëve”, thuhet në njoftimin e spitalit. Ekipi operator: Dr. Veprim Presheva – Operator; Dr. Imran Shaqiri – Asistent; Dr. Rinor Velekinca – Asistent; Dr. Edon Zylfiu – Asistent; Dr. Selami Kurteshi – Anesteziolog. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "S'e ka kuptuar pyetjen", kontradiktat e komunës së Kamenicës për punëtorët që paguan e rrijnë në shtëpi (VIDEO) 23 orë më parë
Kosova Hamza në Dragash viziton një qumështore: Do t’ju përkrahim me grante deri në 30% të vlerës së investimit 1 day