Në spitalet e Kosovës po trajtohen 306 pacientë me koronavirus, 217 prej tyre me oksigjenoterapi NULL NULL 15/07/2020 15/07/2020 Në QKUK dhe shtatë spitalet në qytetet e Kosovës si: Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri po trajtohen 306 pacientë me Covid-19. Siç ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, prej këtyre pacientëve, 217 janë me oksigjen-oterapi dhe 11 të intubuar. Ndërsa, për 154 pacientë të tjera priten rezultatet. Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në vendin tonë ka arritur në 5.118 me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Në ndërkohë numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 2.370 raste, kurse i rasteve aktive është 2.640, transmeton Klan Kosova.