Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në shumicën e Japonisë hiqet emergjenca kombëtare

NULL NULL
14.05.2020 17:53

Japonia ka hequr emergjencën kombëtare, që u vu për shkak të koronavirusit, në 39 nga 49 perfekturat, pasi pati rënie në regjistrimin e infeksioneve të reja.

Por, ajo do të vazhdojë të aplikohet në Tokio, Osaka dhe në ishullin verior të Hokkaidos, ku rastet po shënohen çdo ditë, njofton Klan Kosova.

Kryeministri Shinzo Abe tha që shkalla e infeksionit të Japonisë ishte zvogëluar në një të shtatën e pikut të vendit.

Ai kërkoi nga publiku që të jenë vigjilentë, të mbajnë maska dhe të ndjekin udhëzimet për mbajtjen e distancës.

“Nëse është e mundur, para 31 majit, ne duam t’i heqim emergjencën kombëtare edhe për rajonet e tjera”, tha Abe.

 

lajme të ngjashme