“Në shumë fshatra nuk ka ujë të pijshëm” – Natyra Kuçi bën premtimin për qytetarët e Deçanit (VIDEO) NULL NULL 08.07.2025 18:55 08.07.2025 18:55 Kandidatja e Partisë Socialdemokrate për kryetare të Komunës së Deçanit, Natyra Kuçi në “DPT te Fidani”, tha problemi i ujit të pijshëm në Deçan do të zgjidhet me qeverisjen e saj. Ajo tha se beson që fondet që kanë ardhur për ujësjellësin janë vjedhur, dhe se ujësjellësi nuk është prioritet. “Nuk mundesh me bashkjetu me një pushtet që nuk e rregullon as problemin me ujë të pijshëm që 23 vjet. Në plot fshatra nuk ka hiç, fare. Këtu është problemi i shpërndarjes së ujit të pijshëm. Do të thotë, qysh e shpjegoj unë të gjitha komunat e tjera e kanë rregullu këtë problem. Këta e kanë pasë fokusin te asfalti se te asfalti vidhet”, tha Kuçi. Kandidatja e PSD për kryetare të Deçanit ndër tjerash tha se edhe gjendja e sportit në Deçan është shumë e keqe. Ajo i bëri thirrje komunës që t’i jap qasje për të parë se sa klube financohen. Ndiqeni videon për më shumë detaje: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 1 orë më parë