Në shtëpinë e Labinot Rexhës, ai tregon arsyen pse iku në Zvicër (VIDEO) NULL NULL 19.04.2025 13:20 19.04.2025 13:20 Këngëtari Labinot Rexha ishte pjesë e intervistës në “Weekend” në Klan Kosova. Ai mirëpriti ekipin e “Weekendit” me muzikë dhe ushqim. Këngëtari i cili jeton mes Zvicrës dhe Kosovës, ka treguar se kjo jetesë në dy vende të ndryshme ëshë e vështirë. “Tash jam mësu të jetojë larg familjes, jam adaptu, por është e vështirë sepse më mungojnë fëmijët, bashkëshortja, prindërit”, tha ai. Ai tregoi se ka fëmijet e rritur dhe ata vijojnë mësimet atje, me gruan që punon si gjinekologe, andaj nuk mund të kthehet në Kosovë. “Kosova është vendlindja jonë. Nuk kam shku në Zvicër nga varfëria. Ne kemi shkuar për shkak se babai im ka qenë i burgosur politik”, tha Rexha. Ndiqeni videon për më shumë detaje: