Në SHSKUK po trajtohen 82 pacientë, 38 prej tyre me oksigjeno-terapi NULL NULL 12.07.2021 15:34 12.07.2021 15:34 Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në saje të raportit të punës për datën 12 korrik, në klinikat e COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitale e përgjithshme janë duke u trajtuar 82 paciente ku 38 prej tyre janë në oksigjeno-terapi ndërsa 28 janë të konfirmuar pozitivë. Në QKUK janë të shtrirë 66 pacientë, ku 19 janë të konfirmuar me COVID-19 ndërsa 32 me oksigjeno-terapi. “Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave Klinika Infektive, 18 pacientë+ 10 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë Klinika e Pulmologjisë, 37 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacient Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 16 pacientë 9 të konfirmuar pozitivë, 6 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 5 pacientë, Spitali i Gjilanit, 9 pacient”, thuhet në njoftimin e SHKUK-së, transmeton Klankosova.tv