Në Shkodër, Osmani takohet edhe me Spiropalin në prag të 28 Nëntorit NULL NULL 27.11.2025 18:38 27.11.2025 18:38 Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot edhe me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropalin. Në njërën anë, Osmani ishte bashkë me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun, dhe në tjetrën anë me Spiropalin, derisa po ecnin nëpër qytetin e Shkodrës. Bashkë me ta ishte edhe kryetari i kësaj Bashkie, Benet Beci. Presidentja Osmani ka shkuar në këtë qytet të Shqipërisë për ndër të festës kombëtare të 28 Nëntorit, ku është pritur nga Beci dhe nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. /Klankosova.tv.