Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Serbi vijojnë protestat kundër planit të BE-së: “Nuk e dorëzojmë Kosovën”

NULL NULL
09.03.2023 00:38
Protesta Serbi

Me thirrjet “tradhti”, apo “serbët dhe rusët, vëllezër përgjithmonë”, qindra nacionalistë protestuan në Beograd kundër propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Protesta, e cila u thirr në rrjetin rus, “Telegram”, nga organizata e ekstremit të djathtë, “Partia Popullore”, u zhvillua jashtë fakultetit të filozofisë, shkruan a2news.com, transmeton klankosova.tv.

Folësit në manifestim e prezantuan veten si studentë të fakulteteve të ndryshme të Beogradit. Protestuesit thanë se propozimi evropian nënkupton “fundin për Serbinë” dhe kërkuan ndaljen e menjëhershme të diskutimeve për të.

Ata u zotuan se nuk do të heqin dorë nga Kosova dhe përdorën shprehje ofenduese ndaj Vuçiqit e shqiptarëve në Kosovë.

Manifestuesit marshuan më vonë edhe në rrugët e Beogradit dhe u ndalën para ndërtesës së Radio televizionit të Serbisë. Edhe në këtë protestë u panë flamujt rusë dhe shkronja “Z”, që është simbol i agresionit rus në Ukrainë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

klankosova.tv

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.