Në “Riza Lushta” Hajvalia sfidon Prishtinën NULL NULL 24.05.2015 09:55 24.05.2015 09:55 Elita e futbollit të Kosovës rikthehet sot me sfidat e xhiros së 30-të. Kryesuesja e tabelës, Ferronikeli do të udhëtojë në Mitroviocë, ku do të sfidoj Trepçën 89’, një ndeshje tejet e rëndësishme, sidomos për skuadrën e Gani Sejdiut. Ndërkohë, ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme do të jetë edhe ballafaqimi mes Hajvalisë dhe Prishtinës. Skuadra e Ramiz Krasniqit alternative të vetëm do të ketë fitoren, sepse vetëm më pikët plota mund të shpresoj akoma në garën për titull të kampionit. Edhe Besa që është e përfshirë në garën për kreun e tabelës, kërkon fitore në këtë javë në duel me Drenicën, derisa ndeshje interesante pritet luhen edhe në takimet tjera të kësaj xhiro. Duhet cekur se nga kjo xhiro të gjitha ndeshjet do të luhen në të njëjtën ditë, por dallim do të jetë vetëm tek koha e ndeshjeve për shkak të transmetimeve televizive. Raiffeisen Superliga / Java e 30-të Sot takohen: 14:00, Besa –Drenica 14:00, Trepça ‘89 – Feronikeli 16:00, Hajvalia – Prishtina 16:00, Kosova (V) – Vëllaznimi 16:00, Trepça – Istogu 16:00, Ferizaj – Drita *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days