Në QKUK flitet për etikën profesionale gjatë punës me fëmijë NULL NULL 01.06.2016 15:15 01.06.2016 15:15 Me diskutime rreth etikës profesionale gjatë punës me fëmijë, në QKUK, është shënuar 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Me këtë rast, fëmijët kanë përcjellë mesazhet e tyre për ruajtje të privatësisë, të drejtën për të marrë shërbime shëndetësore kualitative, të drejtën për marrje të informacioneve dhe mesazhe të tjera që në thelb kanë mbrojtjen dhe trajtim shëndetësor dhe etikën profesionale. Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës tha se QKUK si një nga njësit më të mëdha organizative dhe funksionale e SHSKUK -së, ka shërbime të veçanta që punojnë dhe ofrojnë shërbime shëndetësore për fëmijët, si Klinika e Pediatrisë, shërbimi apo Psikiatria e Fëmijë dhe Adoleshentëve, Klinika e Kirurgjisë Pediatrike, përkujdesja për të porsalindurin – Klinika e Neonatologjisë dhe të tjera. Sipas tij, QKUK si institucioni më i madh shëndetësor në vend ka trajtuar një numër të madh të fëmijëve gjatë vitit 2015 edhe njëjtë po vazhdohet edhe këtë vit. Në vitin 2015 në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme kishte 22 804 fëmijë të lindur. Nga raporti i Klinikës së Pediatrisë për vitin 2015 rezulton se ka pasur 5 907 fëmijë të shtrirë për trajtim, 19 074 vizita ambulantore apo shërbime tjera. Në Kirurgji Pediatrike ka pasur 1 837 të shtrirë spitalor nga të cilët 1, 432 fëmijë i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike vetëm në këtë klinikë, janë kryer 8 024 vizita vizita ambulatore, në Klinikën e Neonatogjisë ka pasur gjithsej 10,416 fëmijëtë shtrirë pas lindjes. “Në SHSKUK po punohet që maksimalisht të rritet cilësia e shërbimeve shëndetësore për çdo fëmijë në nevojë për shërbim shëndetësor, natyrshëm që pas këtyre investimeve do të jemi në gjendje të ofrojmë standarde të larta që dukshme do ndikojnë në ngrirje të cilësisë dhe performances së institucionit tonë ” shpjegoi drejtori Gjocaj. Ai tha se etika profesionale gjatë punës me fëmijë është një nga indikatorët shumë të rëndësishëm që i kontribuon cilësisë dhe performances së mirë institucionale derisa mund të ketë raste kur eventualisht mund të ketë ankesa në këtë drejtim, por ketë çështje t’i aktualizojmë si çështje kyçe, sepse do jetë indikator shumë i rëndësishëm, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Vijnë në pranga, dalin të qetë”, pacientja më e re në Shtime 23 vjeçe e 72 më i vjetri (VIDEO) 1 minutë më parë